UEFA i përgjigjet Italisë

Futboll

UEFA i përgjigjet Italisë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:07
UEFA i përgjigjet Italisë

UEFA, Federata Angleze dhe autoritetet britanike po bashkëpunojnë duke mbajtur kontakte të ngushta dhe me sukses për të organizuar gjysmëfinalet si dhe finalen e Euro 2020 në Wembley dhe nuk ka asnjë plan për të ndryshuar stadiumin e këtyre ndeshjeve.

Është kjo përgjigja e UEFA-s, që reagoi menjëherë me një komunikatë zyrtare ndaj deklaratave të kryeministrit italian, Mario Draghi, nga Berlini, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndaj pyetjes mbi mundësinë për të transferuar finalen e kampionatit Europian në Itali, duke pasur në konsideratë rritjen e rasteve me Covid në Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur nëse ishte dakord që finalja të luhet në Romë dhe jo në Britaninë e Madhe, ku është aktiv varianti Delta i Covid, Draghi reagoi: “Përgjigja ime është po, pasi jam i mendimit që finalja të mos zhvillohet në një vend ku numri i infektimeve po rritet në shkallë të shpejtë”.

Ndërkohë, Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hanckok, konfirmoi gjithashtu se finalja e Kampionatit Europian do të luhet në Wembley, siç është parashikuar në program që në fillim të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat