Kërcënon Italinë

Futboll

Kërcënon Italinë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:31
Kërcënon Italinë

Austria kaloi për herë të parë fazën e grupeve në Europian, falë fitores 1:0 kundër Ukrainës.

Trajneri i austriakëve, Franco Foda, me origjinë italiane, theksoi se ka shumë besim se do t’i shkaktojë Italisë, të shtunën e ardhshme humbjes e parë pas një serie të gjatë me rezultate pozitive.

“Ishim të bindur që do të kalonim në raundin e 1/8-ave. Ekipi luajti një ndeshje fantastike kundër Ukrainës, lojtarët ishin të mirë në zotërimin e topit dhe në rikuperim.

Nuk mund të ankohemi për asgjë. Nuk ka kundërshtarë të lehtë në kompeticione të tilla. Italia nuk ka humbur prej një kohe të gjatë, por një ditë do të ndodhë. Ne do të duhet të rikuperojmë energjitë, pastaj do të japim gjithçka që mundemi për të fituar në Londër. Do të jetë e vështirë, por ekipi është i gatshëm dhe gati".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat