Kurrë më afër Juves

Futboll

Kurrë më afër Juves

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:41
Manuel Locatelli

Sipas disa raporteve në Itali, përfaqësuesit e Juventusit do të takohen së shpejti me Sassuolon për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të Manuel Locatellit.

Goal raporton se “Zonja e Vjetër” do të takohet me Sassuolon sot ose nesër për të nisur negociatat për 23-vjeçarin që ka shënuar dy gola në Euro 2020.

SIpas raportit, Juventusi do të bëjë një ofertë fillestare diku rreth 30 milionë euro duke shtuar edhe Radu Dragusin në marrëveshje.

Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” është e hapur për të përfshirë edhe lojtarë tjerë në marrëveshje, varësisht nga kërkesat e Sassuolos.

Sipas disa raporteve në Itali, Sassuolo vlerëson yllin e tyre 40 milionë euro, por çmimi i tij mund të rritet me paraqitjet në Euro 2020.

Klube të tjera evropiana thuhet se janë të interesuar në sigurimin e shërbimeve të produktit të akademisë së Milanos, përfshirë Borussia Dortmund, Real Madrid, Manchester City dhe Arsenal.

Locatelli sugjeroi para Euros që ai do të konsideronte largimin nga Stadiumi Mapei në verë dhe Tuttosport raportoi javën e kaluar se Juventusi është destinacioni i tij i preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat