Çeki - Angli, sfidë për vend të parë në grup

Futboll

Çeki - Angli, sfidë për vend të parë në grup

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:50
Çeki - Angli, sfidë për vend të parë në grup

Republika Çeke do të zhvillojë sot ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Grupit D kundër Anglisë, në stadiumin “Wembley” të Londrës.  

Të dy kombëtaret gjenden në kuotat e njëjta të pikëve, dhe do të garojnë për vendin e parë në tabelë, respektivisht Çekia zë vendin e parë në tabelë me katër pikë, aq sa ka Anglia në pozitën e dytë.

Çekia rikthehet nga barazimi 1:1 kundër Kroacisë, kurse Skocia e befasoi Anglinë, ku “Tre Luanët” arritën të arkëtojnë vetëm një pikë, në barazimin pa gola kundër skocezëve.  Anglia dhe Çekia janë përballur tre herë mes vete, ku një fitore kanë regjistruar çekët, një anglezet, dhe një herë janë ndarë me barazim.  

Kombëtarja e Anglisë do të jetë me dy mungesa këtë ndeshje, ku për shkak të masave anti-Covid-19, dy lojtarët e Chelseat, mbrojtësi Ben Chilwell dhe mesfushori Mason Mount, gjenden në izolim.  Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick  Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sancho, Mount, Grealish; Kane  Grupi D  21:00 Çekia – Anglia (Stadiumi Wembley-Londër).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat