Kritikon drejtuesit e Milanit

Futboll

Kritikon drejtuesit e Milanit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:53
Kritikon drejtuesit e Milanit

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli është shprehur se kuqezinjtë kanë humbur shumë me largimin e Donarumës dhe Çalhanoglusë, teksa shton më tej se i radhës mund të jetë Kesi. Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, Mirabeli ka kthyer gishtin edhe  nga Maldini, duke thënë se rinovimet e kontratave me lojtarët e rëndësishëm nuk mund të lihen për në qershor.

“Te Interi e njohin shumë mirë Çalhanoglunë. Kur unë e mora te Milani, ata ishin të interesuar gjithashtu. Më vjen keq që kuqezinjtë humbën një lojtar të shkëlqyer dhe aq më tepër falas. Nga ana tjetër jam shumë i lumtur për Interin që merr një lojtar kaq të mirë.

Milani do të pendohet për këtë, problemi është strategjia që po përdoret. Kur isha te Milani më duhej të zgjidhja shumë probleme në lidhje me kontratat, përfshirë edhe atë të Donarumës. Milani me largimin e Donarumës dhe Çalhanoglu shuan në zero, humbën 150 milionë euro. Nëse të gjitha janë të lumtur për këtë, atëherë është në rregull.

Unë nuk kam parë që kontrata kaq të rëndësishme të rinovohen në qershor, këto janë gjëra që duhet të mbyllen më parë. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë shtohen problemet. I radhës mund të jetë Kesi.”, tha Mirabeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat