Trajneri Hjulmand zbuloi se kishte vendosur një unazë në nderim të Eriksenit

Futboll

Trajneri Hjulmand zbuloi se kishte vendosur një unazë në nderim të Eriksenit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:00
Trajneri Hjulmand zbuloi se kishte vendosur një unazë në nderim të Eriksenit

Një fitore në emër të Eriksenit! Kështu e kanë përkufizuar mediet daneze. Danimarka ka festuar përgjatë gjithë natës kualifikimin në 1/8. Pas triumfit të madh 4-1 ndaj Rusisë kanë pushtuar rrugët në qendër të Kopenhagen, sidomos Faelledparken, parkun pranë stadiumit, që është kthyer në një lloj diskoteke në qiell të hapur, natyrisht me birrën protagoniste.

Kopenhagen është një qytet i dashuruar me lojtarët e tij. Ka nga ata që e kanë krahasuar fitoren e së hënës me atë të vitit 1985, pikërisht ndaj Rusisë, që solli kualifikimin e parë historik në një kampionat botëror, e madje ka edhe nga ata që guxojnë të bëjnë krahasimin me brezin e artë të 1992-shit.

Mes tifozëve, që kanë festuar, është natyrisht edhe Eriksen, i cili e ka parë ndeshjen nga Odense dhe pas vërshëllimës finale u ka dërguar një mesazh urimi në Whatsapp shokëve të skuadrës, siç rrëfeu pas ndeshjes mbrojtësi i Udineses, Stryger Larsen. Skuadra e kujtoi edhe këtë here, duke bërë gjithçka në shenjën e lojtarit të Interit.

Trajneri Hjulmand zbuloi se kishte vendosur një unazë në nderim të Eriksenit dhe po ashtu edhe festimi i Christensenit pas golit të 3-1, duke formuar 1-shin dhe 0-0, me të dyja duart, për të bërë 10-n e Eriksenit, është një tjetër provë.  Tani për Danimarkën kundërshtari i radhës është Uellsi, të shtunën në Amsterdam, dhe pastaj ku i dihet, Holanda në çerefinale… oreksi vjen duke ngrënë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat