Eto’o: Unë e di që Leo e do Barcelonën

Futboll

Eto’o: Unë e di që Leo e do Barcelonën

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:29
Eto’o: Unë e di që Leo e do Barcelonën

Samuel Eto’o ka folur për spanjollen “AS”, duke u ndalur edhe te situate e mikut të tij, Leo Messi, i cili gjendet tashmë jashtë kontrate me Barçën, por vijojnë negociatat e rinovimit:

 “Unë e di që Leo e do Barcelonën, se nuk ka probleme dhe se rinovimi nuk është çështje parash. E vetmja gjë është projekti, i cili duhet të jetë i besueshëm.

Personalisht e di që Joan Laporta, presidenti i Barçës, po punon për këtë. Ai duhet të shijojë karrierën që i ka mbetur, futbolli i ka borxh atij, jo vetëm Barça.

Messi na ka dhënë gjithçka, ai duhet ta shijojë të luajturit futboll dhe të fitojë tituj. Messi është Zot dhe kur ke një Zot duhet thjesht ta admirosh atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat