Drita në Ohër përgatitet për Evropë

Futboll

Drita në Ohër përgatitet për Evropë

Nga: K.G. Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:39
Drita në Ohër përgatitet për Evropë

Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, vazhdon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me synime që të përgatiten sa më mirë ndaj skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi nga Tuzi, me të cilën do të takohen në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League në futboll.  

“Klubi jonë FC Drita po vazhdon me përgatitjet për ndeshjet e Evropës dhe tashmë është zhvendosur në Maqedoninë e Veriut, në qytetin e Ohrit ku janë vendosur edhe disa ekipe tjera shqiptare!

Në vazhdën e përgatitjeve janë aranzhuar edhe tri ndeshje kontrolluese të cilat do të zhvillohen të gjitha në qytetin e Ohrit.

Ekipet me të cilat do të luajmë ndeshje kontrolluese janë ekipi i Llapit nga Kosova, Partizani nga Shqipëria dhe Shkupi nga Maqedonia e Veriut.

Ndeshja e parë do të luhet me KF Llapi nesër nga ora 16:30!”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat