Bekim Isufi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Bekim Isufi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:59
Bekim Isufi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Të jesh sportist në Kosovë në vitet e 90-ta, ka qenë gjëja më e vështirë, e para, okupatori serb kudo që i takonte sportistët shqiptarë i maltretonte dhe shpesh herë edhe i rrihte. 

E dyta, stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga regjimi serb, duke i dëbuar sportistët shqiptarë në rrugë.

Në kushte dhe rrethana të vështira, sportistët shqiptarë u bashkuan si asnjëherë më parë dhe i zhvillojnë garat në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës, në fusha dhe salla të improvizuara. 

Bekim Isufi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të spikatur, duke mbrojtur ngjyrat me sukses të Drita nga Gjilani. 

Si shumë sportistë të tjerë edhe Isufi hasi në vështirësi të shumta dhe gjithnjë në presion ai dhe Drita nga regjimi serb, por asnjëherë nuk u ndalën duke i zhvilluar aktivitetet sportive si vendas në fushën e fshatit Malishevë të Gjilanit. 

Isufi ka qenë lojtar shembull në fushë jo vetëm për nga angazhimi dhe cilësia por edhe korrektësia. Një futbollist pedantë, sakrifikues në vitet më të vështira (1991-1999). 

Isufi është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe me mijëra sportistë shqiptarë dhanë gjithçka në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës, në anën tjetër i rezistuan makinerisë së regjimit në serb. 

Edhe në vitet e pasluftës një kohë ka qenë prej lojtarëve më të mirë, pastaj edhe në zejen e trajnerit i shquar dhe shembull për të gjithë. Isufit asnjëherë nuk iu tremb qerpiku i syrit në vitet e 90-ta por dha gjithçka nga vetja në të mirë të futbollit dhe si sot i kujtohen fushat në Malishevë, Hogosht, Pozhoran, Sadovinë e Jerlive, Varosh, Tërn, Llukar, Raushiq, Dumnicë, Zllakuçan, Dushanovë, Novosellë, Kçiç i Madh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat