Efenberg flet për Spanjën

Futboll

Efenberg flet për Spanjën

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:07
Efenberg flet për Spanjën

Legjenda gjermane Shtefan Efenberg ka analizuar situatën që po kalon Spanja në Kampionatin Europian dhe është i sigurt që e gjitha kjo vjen për faktin se mungojnë liderët dhe lojtarët nga Reali i Madridit. Sipas tij, trajneri do të kishte telashe që në momentin që publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar.

“Nëse nuk grumbullon asnjë futbollist nga Reali i Madridit, atëherë telashet i ke nisur që në momentin e parë të turneut.

Mendoj se situata në klubin spanjoll është në limit dhe gjërat janë duke shkuar për keq. Do të ishte njëlloj sikur në kombëtaren e Gjermanisë të mos kishte asnjë lojtar nga Dortmundi”, ka thënë Efenberg.

Megjithatë, gjermani shtoi se në ekip mungojnë futbollistët me karakter. “Unë mendoj se Serxho Ramos do t’i bënte shumë punë Spanjës. Ai do të kontrollonte grupin dhe do të ndihmonte trajnerin Enrike që të punonte më i qetë. Mendoj se gjërat u bënë gabim që në fillim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat