E konfirmon Fabrizio Romano: Varane në listën e Man Unitedit

Futboll

E konfirmon Fabrizio Romano: Varane në listën e Man Unitedit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:11
Raphael Varane

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Manchester United e do transferimin e Raphael Varane gjatë verës.

“Djajtë e Kuq” duan ta përforcojnë qendërmbrojtjen dhe francezi është në ‘radarin’ e tyre.

Romano ka njoftuar se United është duke punuar në çështjen e Jadon Sanchos, por gjithashtu duan përforcimin e mbrojtjes.

“Manchester United janë duke punuar në marrëveshjen e Sanchos, por gjithashtu do fokusohen në qendërmbrojtës të ri në verë.

Raphael Varane, është në listë që disa muaj. Man Utd është në dijeni të klauzolës së lirimit të Pau Torres (65 milionë euro këtë verë, jo 50 milionë euro)”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat