Sergio Ramos preferon Unitedin para Cityt

Futboll

Sergio Ramos preferon Unitedin para Cityt

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:23
Sergio Ramos

Mbrojtësi Sergio Ramos do preferojë t’i bashkohet Man Unitedit para rivalit Man City gjatë verës.

35-vjeçari është agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin, duke i dhënë fund aventurës 16-vjeçare në “Santiago Bernabeu”.

Sipas AS, United dhe City janë duke e vëzhguar Ramosin, por shkaku i historisë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer shihet si opsion më atraktivë për spanjollin.

Mediumi spanjoll gjithashtu raporton se PSG ka interesim për Ramos dhe klubi i Ligue 1 momentalisht është destinacioni i preferuar.

United nuk e ka prioritet transferimin e një qendërmbrojtësi, ngase janë në negociata me Borussia Dortmundin për Jadon Sanchon.

Ramos për Real Madridin bëri plotë 671 paraqitje duke shënuar 101 gola dhe fituar 22 trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat