Ish-shokë skuadre, miq, por edhe rivalë në fushë

Futboll

Ish-shokë skuadre, miq, por edhe rivalë në fushë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:47
Ish-shokë skuadre, miq, por edhe rivalë në fushë

Ish-shokë skuadre, miq, por edhe rivalë në fushë.

Arturo Vidal dhe Luis Suarez nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin në ndeshjen e Copa America mes Kilit dhe Uruguait.

Ndeshja është mbyllur në barazim, ashtu si numri i faulleve që të dy i kanë bërë njëri-tjetrit.

Në përfundim të ndeshjes, dy lojtarët kanë zhvilluar një bisedë argëtuese:

“Më more me shkelma”, i ka thënë Vidal Suarez-it.

Pistolero është kundërpërgjigjur: “Duhet të hapësh gjithmonë maksimumin”.

“Shiko si më ke goditur”, ka vazhduar kiliani. “Ti më ke vrarë këtu”, është kundërpërgjigjur Suarez duke treguar kaviljen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat