Alaba: Nuk mund ta dini se çfarë ndjesie e bukur

Futboll

Alaba: Nuk mund ta dini se çfarë ndjesie e bukur

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:43
Alaba: Nuk mund ta dini se çfarë ndjesie e bukur

Faza finale nis të kompletohet dhe Italia e ka njohur mbrëmjen e djeshme rivalin e saj në 1/8- at e këtij Europiani.

Ata që do të përballen me të kaltrit do të jenë austriakët, të cilët në mënyrë surprizë kanë mundur 1-0 Ukrainën favorite të Andrij Shevçenkos, e cila tashmë rrezikon seriozisht shumë, për të mbetur jashtë të tretave më të mira, duke qenë se e mbylli Grupin C me vetëm tri pikë.

Gjithsesi, në fund ajo që bën festë, të paktën deri në pritje të ditës së shtunë, në orën 21:00 në stadiumin “Uembli”, është Austria, teksa përballë do të gjejnë atë Itali perfekte të fazës së grupeve.

Në fund të sfidës, kapiteni i bardhekuqve, David Alaba, nuk ngurroi që të shprehë të gjithë gëzimin e tij:

“Nuk mund ta dini se çfarë ndjesie e bukur është kjo që po përjetojmë, duke parë sesa në vështirësi gjendeshim, teksa prisnim ndeshjen e fundit në grup.

Jemi shumë të lumtur me atë që bëmë kundër Ukrainës. Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund morëm tri pikët duke shënuar edhe një gol fenomenal. Italia e frikshme? Jo, mund të themi më mirë mahnitëse, duke parë mënyrën se si luajti fazën e grupeve dhe rezultatet që arriti. Trajneri Mançcni ka ndërtuar vërtet një grup fantastik, por në një kompeticion si ky nuk ka kohë për të pasur frikë.

Madje, unë mendoj se është koha që të gjithë së bashku si komb të vazhdojmë të ëndërrojmë, të zbresim të motivuar në fushë të shtunën dhe të provojmë të kualifikohemi. Fundja, në futboll asgjë nuk është e pamundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat