Tallja nga Bale

Futboll

Tallja nga Bale

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:43
Tallja nga Bale

Gareth Bale ka marrë vëmendjen e të gjithëve me daljen e tij të fundit para gazetarëve.

Mes tjerash, kapitani i Uellsi foli edhe për të ardhmen e ish-bashkëlojtarit, Sergio Ramosit.

“Unë e di se ku do të luaj Sergio Ramos sezonin e ardhshëm” – tha fillimisht 31-vjeçari.

Pastaj, një nga gazetarët e pyeti: “Mund të na tregosh edhe neve?”, teksa Bale iu përgjigj: “Po, ai do të luaj në mbrojtje”.

Kujtojmë se Sergio Ramos u largua nga Real Madridi javën e kaluar, pas 16 vjetëve të kaluara te “Los Blancos”.

35-vjeçari është tani lojtar i lirë, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat