Xhemaili flet për Zvicrën: Portugalia kundërshtari më i këndshëm

Futboll

Xhemaili flet për Zvicrën: Portugalia kundërshtari më i këndshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:52
Xhemaili flet për Zvicrën: Portugalia kundërshtari më i këndshëm

Ish-ylli i Kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, analizon kundërshtarët e mundshëm të raundit të nokautit!

Në karrierën e tij të gjatë me Zvicrën, Blerim Xhemaili, tashmë ka luajtur kundër të gjithë kundërshtarëve të mundshëm të Zvicrës për të tetën e finales, si ndaj Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Portugalisë.

Belgjika? "Sigurisht që është e vështirë për të luajtur, por unë i shoh shanset për Zvicrën ndaj tyre më të mëdha sesa kundër Gjermanisë dhe Francës", tha Xhemaili për mediumin zviceran “Blick”.

Ai e konsideron Portugalinë si "kundërshtarin më të këndshëm të mundshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat