Rekordi i Ronaldos! UEFA i vendos kronometrin

Futboll

Rekordi i Ronaldos! UEFA i vendos kronometrin

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:00
Rekordi i Ronaldos! UEFA i vendos kronometrin

Pavarësisht humbjes së Portugalisë me rezultatin 2:4 ndaj Gjermanisë, sërish Cristiano Ronaldo ia doli të linte gjurmë në atë afidë.

Sulmuesi shënoi golin e parë të sfidës, teksa nuk shënoi një gol të vështirë pasi e dërgoi sferën në portën e boshatisur.

Mirëpo, vështirësia e golit ishte më parë, teksa aksionin e nisi pikërisht Ronaldo nga zona e tij. Pasi largoi me kokë një goditje këndi, Ronaldo u nis si shigjetë drejt zonës kundërshtare për të finalizuar aksionin.

Ndërkohë, UEFA ka matur edhe kohën me të cilën CR7 ka përshkruar fushën.

Kështu, edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare ai ka vrapuar nga njëra portë në tjetrën për vetëm 14.5 sekonda. Një kohë mbresëlënëse që duket se tregon se Ronaldo është larg pensionimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat