Milani me probleme

Futboll

Milani me probleme

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:04
Milani me probleme

Para nënshkrimeve të reja, te Milani ekziston vetëdija se duhet blinduar Franck Kessie.

Para së gjithash, sepse mesfushori nga Bregu i Fildishtë shpërtheu me trajnerin Stefano Pioli, është shtylla e mesfushës së kuqezinjve. Por, gjithashtu, sepse Maldini dhe Massara nuk kanë mundësi të humbin edhe atë si një transferim falas, pasi u përshëndetën tashmë me Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Klubi kuqezi është i shqetësuar për kontratën e Kessie, që skadon në qershor 2022, sepse kërkesa e mesfushorit është e lartë, 6 milionë euro në sezon.

Aktualisht, Kessie fiton 2.2 milionë euro në sezon, me menaxhmentin e Milanit që deri më tani ka arritur deri te oferta 3.5 milionë euro.

Një shifër shumë larg nga kërkesat e Kessie, por që sigurisht do të ngrihet. Pasi kursyen dy kontratat e rënda të Donnarumma dhe Calhanoglu, duhet blinduar patjetër lojtari nga Bregu i Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat