Llapi përgatitet në Ohër, kjo është atmosfera

Futboll

Llapi përgatitet në Ohër, kjo është atmosfera

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:25
Llapi përgatitet në Ohër, kjo është atmosfera

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva po përgatitet në Ohër, me qëllim që të janë gati për sfidën ndaj Shkupit në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League. 

Fituesi i Kupës së Kosovës synon të kalojë sa më lartë në garat evropiane.

Kryetrajneri Tahir Batatina është i kënaqur me atmosferën.  

“Pas mbërritjes në qytetin e Ohrit, skuadra e Llapit dje pasdite ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të fazës përgatitore para ndeshjeve evropiane.

Grupi i futbollistëve ishte i plotë dhe me përpikëri kanë zbatuar detyrat e shtabit teknik dhe me një atmosferë impozante kanë stërvitur për rreth 1 orë e gjysmë në fushë me bari natyral.

Skuadra sot mbanë seancë stërvitore, pasdite zhvillon ndeshje kontrolluese me nënkampionin e Kosovës, Dritën”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat