Cilat janë dyshet e mundshme të 1/8 së finales?

Futboll

Cilat janë dyshet e mundshme të 1/8 së finales?

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:33
Cilat janë dyshet e mundshme të 1/8 së finales?

Sonte do të mësohen 16 skuadrat më të mira , të cilat do të ndeshen mes vete në fazën e eliminimit direkt në kuadër të “Euro 2020”. Ajo që është e sigurta tani është fakti se Uellsi do të përballet me Danimarkën dhe Italia do të takohet me Austrinë.

Belgjika mund të përballet me Zvicrën ose vendin e tretë të Grupit E dhe F, ku bëjnë pjesë Spanja, Gjermania dhe Portugalia. Kroacia do të përballet me vendin e dytë të Grupit E, i cili mbahet nga Sllovakia por që ka ndeshjen me Spanjën. Franca është lidere e Grupit F dhe në rast se mbetet kështu ajo do të mund të ndeshet me Zvicrën apo Ukrainën.

Në anën tjetër, Anglia mund të përballet me pozitën e dytë të Grupit F, që do të mund të ishte Gjermania, Portugalia apo Franca.

Lideri i Gurpit E, Suedia, në rast se mbetet kështu do ta kishte më të lehtë pasi do kishte punë me Finlanën, Çekinë apo Ukraninën.

Ndërsa dueli tjetër do të mund të ishte ndërmjet Holandës dhe Çekisë apo vendit të tretë të Grupit F, Portugalisë, Francës apo Gjermanisë.

Çerekfinalet do të zhvillohen me dy dhe tre korrik, ndërsa gjysmëfinalet me gjashtë dhe shtatë korrik dhe finalja me 11 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat