Trajneri i Hungarisë komenton ndeshjen ndaj Gjermanisë, ka një koment për kombëtaren e tij

Futboll

Trajneri i Hungarisë komenton ndeshjen ndaj Gjermanisë, ka një koment për kombëtaren e tij

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:02
Marco Rossi

Trajneri i skuadrës së Hungarisë, italiani Marco Rossi e ka komentuar përballjen me Gjermaninë.

Ai tha se janë në grup me tri kombëtare të mëdha dhe se ata tashmë e kanë arritur objektivin.

“Po luajmë me tri skuadra që më shumë do të shkojnë në gjysmëfinale dhe ndoshta dhe në finale. Grupi ynë është quajtur grupi i vdekjes. Teorikisht askush nuk mendonte që ne do të ishim një kockë e fortë”, tha fillimisht ai.

“Mendoj që forca e skuadrës është te grupi, luajmë të bashkuar dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Pastaj janë dhe tifozët që sinqerisht kanë qenë një shtysë e madhe për ne. Në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë, në 45 minutat e para ishim ende të emocionuar, pasi nuk kishim parë një stadium të mbushur për më shumë se një vit. Fatkeqësisht u ndëshkuam në fund në një ndeshje që mund të kishte përfunduar dhe barazim.

“Janë ndoshta skuadra më e fortë në grup për sa i përket mënyrës së lojës dhe organizimit. Franca dhe Portugalia janë skuadra me individë më të mirë, por me sa kam parë, gjermanët janë më shumë një skuadër dhe kjo e bën akoma më të vështirë për ne. Gjithsesi, ne do të provojmë, pasi ashtu siç e thashë, edhe mënyra e lojës sonë ngjason me të tyren edhe pse jemi shumë prapa për sa i përket kualitetit te lojtarëve”, përfundoi Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat