Struga Trim & Lum gati për Evropë, sfida e parë në Letoni

Futboll

Struga Trim & Lum gati për Evropë, sfida e parë në Letoni

Nga: K.Goca Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:19
Struga Trim & Lum gati për Evropë, sfida e parë në Letoni

FC Struga Trim & Lum këtë verë do të debutojë në futbollin evropian. 

Skuadra shqiptare ka rival ekipin nga Estonia Liepaja, ndeshje e vlefshme për Conference League. 

Ndeshja e parë duhej të luhej në Shkup, por për shkak të faktit se si Sileksi dhe Shkupi janë nikoqirë më 8 korrik, Struga do të ketë debutimin e tyre në Letoni.

Ndeshja e kthimit luhet më 15 korrik, sipas drejtuesve të këtij klubi luhet në stadiumin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Përndryshe, ekipi i drejtuar nga trajneri Srgjan Zaharievski tashmë është duke punuar me intensitet në përgatitje, dhe nesër do të luajnë një ndeshje miqësore.

Kundërshtari është Partizani nga Tirana, ndeshja do të luhet në Stadiumin e Qytetit në Strugë duke filluar nga ora 17:00.
Më 26 qershor, në Strugë, rival e ka Shkupin dhe më 30 qershor kampionin shqiptar, Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat