Mourinho zbulon 18-vjeçarin që i sollën tek Interi

Futboll

Mourinho zbulon 18-vjeçarin që i sollën tek Interi

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:23
Jose Mourinho

Duke folur për TalkSport, Jose Mourinho, ish-trajneri i Interit, përshkroi takimin e tij të parë në krye të zikaltërve. Ai tregoi një anekdotë me Marko Arnautovic: “Drejtori im teknik tek Interi, Marco Branca, më sugjeroi një futbollist; donte ta sillte nga Hollanda. Ai ishte 18 vjeç. Kur Branca arriti me të, ne po stërviteshim.

Ata qëndruan në cep të fushës, ndaj vendosa të shkoja t’i përshëndesja atje.

Në atë kohë, në sezonin tim të parë tek Interi, sulmuesit parësor të mitë ishin Ibrahimovic, Adriano, Hernan Crespo dhe Julio Cruz. Shkova te Branca dhe Arnautovic, shtrënguam duart, shkëmbyem disa fjalë.

Marko më tha: Mister, unë jam më i mirë se të gjithë. Menjëherë qesha dhe iu përgjigja: Edhe Ibrahimovic, Adriano, Hernan Crespo dhe Julio Cruz, kur ishin sa ty Marko, 18 vjeç mendonin se ishin më të mirë nga të gjithë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat