​“Goal” konfirmon që ende nuk ka marrëveshje ndërmjet Messit dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës

Futboll

​“Goal” konfirmon që ende nuk ka marrëveshje ndërmjet Messit dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:29
Messi

Barcelona dhe Lionel Messi janë në bisedime për vazhdimin e kontratës, por ende nuk e kanë arritur marrëveshjen finale, konfirmon “Goal.com”

Marrëveshje e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe kjo nënkupton që ai do të jetë një lojtar i lirë pas vetëm një jave.

Derisa brenda drejtuesve të Barcelonës ka optimizëm për nënshkrimi e kontratës, vazhdon të mos ketë diçka konkrete në këtë drejtim.

Presidenti i Barcelonës Joao Laporta dhe Jorge Messi, babai i Leo Messit janë në kontakte të vazhdueshme për ta mbyllur marrëveshjen.

Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit në edicionin e fundit por dështoi në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat