Suedi-Poloni pritet të ketë zhvillime

Futboll

Suedi-Poloni pritet të ketë zhvillime

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:26
Suedi-Poloni pritet të ketë zhvillime

Suedi-Poloni do të jetë ndeshja që pritet të vendos shumë për Kombëtaret që do të kualifikohen më tej në Grupin E.

Aktualisht polakët mbajnë vendin e fundit të renditjes me një pikë, megjithëse kanë një yll si Robert Leëandoëski në grupin e tyre. Nga krahu tjetër Suedia po kryeson me 4 pikë grupin, ndërsa zhgënjimi më i madh është Spanja me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Por shumë kritika ka edhe për Poloninë që drejtohet nga trajneri i ri, Paolo Sousa. Ky i fundit ka marrë rezultate zhgënjyese që kur ka ardhur në drejtimin e Kombëtares, për të mos bindur në asnjë moment të vetëm.

Në Poloni janë të sigurt se nëse nuk do të arrihet kualifikimi përtej fazës së grupeve, shkarkimi do të jetë i menjëhershëm. Madje duke gjurmuar këtë situatë është përfolur edhe për kalimin e Sousës te Spezia në Itali.

Një fitore e Suedisë do të ndryshonte edhe trajnerin e Polonisë, që do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit. Për trajnerin Reja kjo do të sillte me tepër vështirësi pasi do i duhej të studionte lojën e një tekniku që mund të zyrtarizohej dhe të debutonte kundër kuqezinjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat