Taipi i jep lamtumirën Skënderbeut!

Futboll

Taipi i jep lamtumirën Skënderbeut!

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:42
Taipi i jep lamtumirën Skënderbeut!

Skënderbeu humbet një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës. Shqipërim Taipi ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadonte në 30 qershor me korçarët duke u larguar zyrtarisht nga skuadra bardhekuqe.

Një humbje e madhe kjo për Migen Memellin i cili gjeti te 24-vjeçari kosovar liderin e ri të mesfushës së Skënderbeut gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar. Pas 2 vitesh e gjysmë dhe 64 paraqitjesh në total në Kategorinë Superiore me korçarët në të cilat shënoi dy gola, Shqipërim Taipi ka vendosur t’i japë lamtumirën Skënderbeut dhe e ka komunikuar këtë me një postim në rrjetet sociale ku shprehet.

“Përshëndetje që nga sot nuk do jem pjesë e Skënderbeut. Falenderoj gjithë bashkëlojtarët, presidentin, tifozët dhe qytetin e Korçës qe gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka qenë shtëpia ime e dytë. I dëshiroj suksese ekipit te KF Skënderbeu. Me respekt Shqiprim Taipi”, shkruan mesfushori 24-vjeçar në rrjetet sociale, ndërkohë që mbetet të mësohet ku do ta vijojë karrierën.

Shqipërim Taipi përpara se të transferohej te Skënderbeu ka provuar të luajë edhe në Maqedoninë e Veriut aty ku ka mbajtur veshur fanellat e Turnovos, Shkupit dhe Shkëndijës, ndërkohë që e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në Kategorinë Superiore. Ai mund të bashkohet me vëllain e tij Gjelbërimin te Kukësi ndërkohet që nuk përjashtohet as mundësia e një kalimi të mundshëm te Partizani me trajnerin Ilir Daja që e vlerëson sëtepërmi 24-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat