Mirabelli ka zbuluar një prapaskenë

Futboll

Mirabelli ka zbuluar një prapaskenë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:30
Mirabelli ka zbuluar një prapaskenë

Massimiliano Mirabelli ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me transferimin nga Milan te Sassuolo të Manuel Locatelli, objektivi numër një i Juventus për të përforcuar mesfushën.

“Kur isha unë drejtor sportiv i Milan-it, nuk më kanë ardhur oferta nga Juventus. Carnevali (administratori i deleguar i Sassuolo-s) është interesuar, por për mua nuk kishte çmim.

Por ndërtonim një ekip të ri, lojtarë si ai, Donnarumma dhe Calabria duhej të ishin baza për  të ardhmen”, ka thënë Mirabelli për Tuttojuve.com.

“Dhe as vetëm dhjetë ditë pas largimit tim nga Milan, drejtuesit e rinj e kanë shitur për pak qindarka te Sassuolo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat