Shefket Sermaxhaj - lojtar në Gjeneratën e Republikës, kujton një moment të vështirë

Futboll

Shefket Sermaxhaj - lojtar në Gjeneratën e Republikës, kujton një moment të vështirë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:01
Shefket Sermaxhaj - lojtar në Gjeneratën e Republikës, kujton një moment të vështirë

Sporti në Kosovë gjatë viteve të 90-ta ka ekzistuar në forma të ndryshme dhe më vështirësi të mëdha, për faktin se ishin të sulmuar çdo ditë nga pushtuesi serb.

Shefket Sermaxhaj i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej mesfushorëve më të dalluar.

Ai ka luajtur me sukses për Dritën nga Gjilani dhe Kikën (Kitka) nga Hogoshti.

Sermaxhaj si shumë sportistë të tjerë, ka qenë halë në sy për regjimin kriminal serb. 

Sermaxhaj nuk u ndal asnjëherë, i cili si futbollist ka dhënë kontribut të madh në gjeneratën e sakrificës.

Ai kujton edhe një moment kur okupatori serb ia konfiskon pajisjet sportive, në ndeshjen e ndërprerë në një fshat afër Lipjanit.   

“Kushtet kanë qenë shumë të vështira dhe rrezik.  

Kemi qenë gjithmonë me stres, kur të shkosh në lojë e kur të kthehesh nuk ka pas rregulla. Momenti më i vështirë ka qenë në Lipjan, që e ka thënë edhe Ismajl Rashiti, kur policia i mori pajisjet tonë sportive”, tregon Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot.

Sermaxhaj është prej sportistëve më të respektuar në Kosovë. Edhe në vitet e pasluftës ka dhënë kontribut dhe sot është trajner i klubit të futbollit Kika. Ish futbollisti ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në vitet e 90-ta dhe së bashku me mijëra sportistë i bëri rezistencë regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat