Skënderbeu synon t'i mbajë edhe dy lojtarë

Futboll

Skënderbeu synon t'i mbajë edhe dy lojtarë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:02
Skënderbeu synon t'i mbajë edhe dy lojtarë

Skënderbeu krahas afrimeve të shumë lojtarëve që kanë luajtur në Superiore apo dhe në Kategorinë e Parë të cilët i ka pasur në vëzhgim ka si synim që të mbajë edhe lojtarë titullarë që kanë qenë të huazuar. Bëhet fjalë për portierin Rexhepi dhe Sadriun.

Bisedimet kanë zgjatur shumë pak dhe Takaj ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me Shkëndijën për të siguruar afrimin me titull definitive të Sadriut dhe Rexhepit.

Të dy lojtarët tashmë janë zyrtarisht futbollistë të Skënderbeut dhe po diskutohen vetëm detajet e fundit që të dy lojtarët do të firmosin kontratën me klubin korçar.

Në Korçë kanë nisur përgatitjet dhe së shpejti pritet që të planifikojnë edhe datën për fillimin e fazës përgatitore verore, ndërkohë që pritet që skuadra të ndryshojë në krahasim me një sezon më parë, për të qenë një Skënderbeu dinjitoz dhe jo skuadër për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat