Trajneri i Danimarkës: Për pak humbëm një mik

Futboll

Trajneri i Danimarkës: Për pak humbëm një mik

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:14
Trajneri i Danimarkës: Për pak humbëm një mik

Danimarka ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë me eliminim direkt në Euro 2020, atë ndaj Uellsit. Së fundmi, trajneri i danezëve, Kasper Hjulmad ka theksuar se stërvitjet në vazhdim do t’i bëjë me dyer të mbyllura ndërsa shton se nuk mund të kenë frikë nga një ndeshje futbolli, kur për pak sa nuk humbën një mik si Eriksen.

“Kemi bërë stërvitjen e fundit të vërtetë para një ndeshje shumë të rëndësishme dhe kam marrë vendimin se askush nuk duhet ta dijë se çfarë përgatisim.

Skuadra është gati, Kjaer ka rikuperuar dhe do të luajë. Ne kemi një identitet, bëjmë në 90% të njëjtat gjëra dhe pastaj 10% varet edhe nga kundërshtari që kemi përballë. Jemi gati për çdo skenar, edhe për penalltitë.

Nga shtatori i kaluar, lojtarët e mi përgatisin 11-metërshat. Iu kam dhënë edhe detyra shtëpie për të ndjekur. Kjo duhet bërë sepse 23% e ndeshjeve të këtyre turneve përcaktohen nga penalltitë.

Nuk kam frikë nga asgjë, për pak sa nuk humbëm një mik disa ditë më parë, nuk mund të kem frikë nga një ndeshje futbolli”, u shpreh Hjulmand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat