Avni Stublla - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Avni Stublla - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:46
Arsim Gashi, majtas, Avni Stublla në mes dhe Eroll Salihu djathtas

Vera e vitit 1991 përkatësisht muajit gusht, si sot mbahet mend nga dashamirët e të gjitha sporteve, sidomos të futbollit, kur sportistët shqiptarë vendosën t’i thonë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet nga Serbia dhe ish jugosllave.

Ky hap i sportistëve shqiptarë elektrizoi pushtuesin serb dhe uzurpoi stadiumet dhe palestrat sportive, duke dëbuar sportistët shqiptarë në rrugë.

Avni Stublla i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej mbrojtësve më të mirë të asaj kohe, që me sukses ka luajtur për klubin me renome Prishtina.

Edhe Stublla mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të klubeve shqiptare dhe e nisën së bashku pavarësimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës.

Fjalë të mëdha për Stubllën ka edhe Sejdi Mërkoja, sekretar i parë i përgjithshëm i FFK-së në vitin 1991.

Stublla ishte një trim që nuk e kishte shoqin dhe asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga regjimi serb.

Stubllës, si sot i kujtohet edhe ndeshja e parë e Kampionatit të Kosovës pikërisht me 13 shtator të vitit 1991 në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës, mes Flamurtarit dhe Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren 3:2 të flamurtarëve.

Ish mbrojtësi ka qenë prej futbollistëve me të guximshëm dhe me qëndrime të qarta, duke mos kursyer asgjë nga vetja në shërbim të futbollit të pavarur nga ai serbosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat