Borussia Dortmund interesohet në Serie A!

Futboll

Borussia Dortmund interesohet në Serie A!

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:10
Borussia Dortmund interesohet në Serie A!

Borussia Dortmund interesohet në Serie A! Objektivi mbetet një fuqizim duke ditur se edhe Sancho mund të transferohet te Manchester Untied ose Haaland pas 1 viti mund të iki gjithashtu…

Objektivi quhet Rafael Leao! Milani është duke u përgatitur të shesë portugezin në rast se do të vijë oferta e përshtatshme dhe ajo që klubi ka vendosur të pranojë.

Sipas asaj që ka shkruajtur sot SportMediaset, portugezi do të sakrifikohej vetëm për një ofertë që do të ishte e barabartë me 30 mln euro dhe jo më poshtë.

Deri tani  ka pasur sondazhe, por regjistrohen edhe dy interesime konkrete si ai i Borussia Dortmund (që mund të zëvendësojë kështu Haaland) dhe Olimpique Marseille.

Pikërisht me Marseille mund të ketë përfshirje edhe të kartonit të Kamara, që i pëlqen Milanit jashtë mase, edhe pse kuqezinjtë do të preferonin vetëm “cash” në këtë rast, edhe për të rregulluar bilancet dhe nxjerrë plusvlerë të vogël për Leao që u ble 25 mln euro dhe kartonin e Diallo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat