Prishtina kryen testin për Covid 19, kthehet një futbollist

Futboll

Prishtina kryen testin për Covid 19, kthehet një futbollist

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:38
Prishtina kryen testin për Covid 19, kthehet një futbollist

Prishtina është e përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme (20.00) kundër skuadrës nga Andorra, Inter Escaldes, në kuadër të finales së play-off-it të parakualifikueseve për Champions League.

Bardhekaltrit synojnë fitore dhe të kualifikohen në rrethin e parë. Kampioni i Kosovës sot ka bërë edhe testin për Covid 19.  

“Skuadra kreu testimin zyrtar të COVID-19.

Bekteshi kthehet nga suspendimi - vazhdon të mungojë Abazi”, njofton FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat