Vllaznia ndahet baras me Sutjeskën

Futboll

Vllaznia ndahet baras me Sutjeskën

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:43
Vllaznia ndahet baras me Sutjeskën

Është mbyllur në barazim 1:1 miqësorja e zhvilluar ditën e sotme mes malazezëve të Sutjeskës dhe Vllaznisë.

Një test ky i vlefshëm në kuadër të përgatitjeve për sfidat e Ligës së Konferencës.

Përballja u zhvilluar në Zllatibor, duke startuar nga ora 18:00. Skuadra e Sutjeskës kaloi e parë në avantazh në minutën e 25-të me anë të Markoviç, ndërkohë që shkodranët vendosën baraspeshën me anë të Harris Dilaver, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34-t.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, teksa fragmenti i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola. Vlen të theksohet fakti se si Vllaznia ashtu dhe Sutjeska, u renditën e vendin e dytë në kampionatet respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat