KF 2 Korriku: Eliminim që dhemb shumë

Futboll

KF 2 Korriku: Eliminim që dhemb shumë

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:47
KF 2 Korriku: Eliminim që dhemb shumë

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, njihet nga klubet që prodhon shumë talentë të futbollit në Kosovë, kolektiv që drejtohet nga veprimtarët e palodhshëm, vëllezërit Rexhep e Shaban Baholli.   

“Eliminim që dhemb shumë, por mbi të gjitha, na e vërteton edhe një herë se kemi një gjeneratë të shkëlqyeshme, me djem punëtorë e të edukuar, të cilët punuan fort e derdhën djersë për të arritur deri këtu, por futbolli i ka këto, ka pjesë të tij të tria rezultatet.

Andaj pavarësisht rezultatit dëshpërues, edukata e këtyre djemve dhe loja fer e tyre, na lumturuan, sepse sportin më të bukur në botë, e bëjnë edhe më të bukur pikërisht këto gjëra. 

Mbajeni kokën lartë djema! Jemi krenarë me ju dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur me këtë rrugëtim kaq të bukur përgjatë tërë këtij edicioni. 
E ardhmja është e juaja. Së bashku, drejt sukseseve të reja”, shkruan në faqen e KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat