Senzacion, ky është shqiptari në përbërjen më të mirë të Euro 2020!

Futboll

Senzacion, ky është shqiptari në përbërjen më të mirë të Euro 2020!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:07
Senzacion, ky është shqiptari në përbërjen më të mirë të Euro 2020!

Lojtari i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski është në ekipin ëndrrave të fazës së grupeve të EURO 2020, e cila u publikua sot nga media britanike “BBC”.

“Lexuesit e portalit “BBC Sport” patën mundësinë të vlerësojnë lojtarët e Kampionatit Evropian prej notës maksimale 10.

Ajo çka është interesante, përkundër tri humbjeve të Maqedonisë, Alioski është mbrojtësi më i vlerësuar në fazën e grupeve të EURO 2020, me një mesatare prej 8.19. Pas tij është mbrojtësi i majtë i Italisë Spinazola me 7.77, përpara kapitenit danez Simon Kjaer me 7.75”, shkruan mes të tjera “ekipa.mk”.

Portieri më i mirë është Casper Schmeichel nga Danimarka (7.41), i cili mori më shumë vota sesa portieri Uellsian Danny Ward (7.18).

Mesatarja më e mirë nga të gjithë është Kevin de Bruyne nga Belgjika (8.36), dhe në mesfushë ka vend për “Wijnaldum, Locatelli dhe shokun e ekipit të Alioskit nga Leeds, Pol Klich.

Cristiano Ronaldo mbeti mesatarisht 7.2 me gjithë pesë golat e shënuar, të ndjekur nga Ciro Immobile nga Italia, Alexander Isak nga Suedia dhe Romelu Lukaku nga Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat