Kroos: Pa Ramosin nuk e njoh Realin

Futboll

Kroos: Pa Ramosin nuk e njoh Realin

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Toni Kroos ka pranuar të jetë shokuar me largimin e Sergio Ramosit nga Real Madridi duke thënë se ka qenë ‘e pakonceptushme’ të mendohet se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do ta përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu.

35-vjeçarin nuk do ta shohim më me fanellën e Los Blanoc, pasi lojtari dhe klubi nuk kishin arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ai po përgatitet për një sfidë të re pas 16 sezoneve me Realin, ndërsa Kroos pranon se do të jetë vështirë të imagjinohet skuadra pa prezencën e kapitenin legjendar.

“Unë nuk e njoh Real Madridin pa Ramosin. Ishte e pakonceptueshme që ai nuk do ta përfundonte karrierën në Madrid. E kam pritur qëndrimin e tij”.

“Jo vetëm që është lojtar i nivelit të lartë, është njëherësh kapitemi më i mirë që kam parë, sepse gjithmonë ka luftuar për skuadrën, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”.

“Nëse pyesni 100 sulmues rivalë se ndaj cilit mbrojtës kanë dashur më së paku të luajnë, emri i Ramosit do të përmendet shpesh. Ka qenë gjë e bukur që ta kishim në ekipin tonë”, ka deklaruar Kroos për radion Einfach mal Luppen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat