Ja ku po përgatitet Austria për Italinë

Futboll

Ja ku po përgatitet Austria për Italinë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:27
Ja ku po përgatitet Austria për Italinë

Austria ka zgjedhur Sefeldin si vendin ku do të stërvitet në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Italisë.

Fshati në fjalë ndodhet në rajonin e Tirolit (Austri) dhe ka vetëm 3340 banorë.

Mediat austriake e kanë cilësuar si një “bunker” të vërtetë këtë lokacion, i cili në shumicën e vitit popullohet nga dashamirës dhe praktikues të sportit të skive.

Drejtuesit e federatës vendëse kanë dhënë urdhra të prera në lidhje me privatësinë dhe askush nuk mund t’i afrohet “shtabit” austriak, i cili do të boshatiset sot në mesditë kur Austria të niset drejt Londrës, ku nesër në mbrëmje në orën 21:00 do të sfidojë Italinë e Roberto Mançinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat