Verratti: Entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”

Futboll

Verratti: Entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:29
Verratti: Entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”

Në prag të ndeshjes me Austrinë, për fazën e 1/8-ave të Europianit, mesfushori Marco Verratti ndihet i rikuperuar plotësisht dhe gati të japë kontributin e tij, pasi luajti 90 minuta edhe në përballjen me Uellsin pak ditë më parë.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, mesfushori është munduar të karikojë shokët e skuadrës, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes me austriakët dhe njëkohësisht duke kërkuar më shumë përqendrim e entuziazëm.

“Duhet të mendojmë për objektiva madhorë, sepse përndryshe nuk shkon larg. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi presioni është më i madh, për faktin se janë ndeshje me eliminim direkt, por duhet t’i përballojmë me të njëjtën dëshirë, entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”, u shpreh Verratti.

Mancini besoi te Verratti dhe e mbajti në grumbullim edhe pse i dëmtuar, megjithatë mesfushori ia doli të rikuperojë dhe tani është gati t’i japë një dorë Italisë për të arritur objektivin në këtë kompeticion.

Vetë mesfushori pranon se konkurrenca është shumë e madhe dhe se kjo e bën më të qetë edhe Mancinin, teksa ka folur me superlativa veçanërisht për italo-brazilianin Jorginho, të cilin e quan pikën më të fortë të Italisë.

“Locatelli ka bërë shumë mirë dhe për Mancinin është një luks kur ka shumë mundësi zgjedhjeje, pasi dihet që konkurrenca ndikon vetëm për mirë. Mendoj se Jorginho është shumë i fortë, më i miri në rolin e tij, pasi çdo futbollist që zbret në fushë në krah të tij, bën gjithmonë mirë. Jemi me fat që e kemi një futbollist të tillë”, tha Verratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat