Shala rinovon kontratën me Ballkanin

Futboll

Shala rinovon kontratën me Ballkanin

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:38
Shala rinovon kontratën me Ballkanin

Skuadra e Ballkanit nga Theranda ka bërë të ditur, se ka vazhduar me futbollistin e talentuar Leonard Shala. 

Therandasit kanë synime të mëdha në edicionin e ri, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

“Leonard Shala rinovon kontratën me FC Ballkani

Njëri nga bartësit e lojës të FC Ballkani në kategorinë e juniorëve, si dhe ndër mesfushorëve më të spikatur në rangun elitar të U/19 sot ka vendosur firmën e tij ne marrëveshje me klubin e cila e lidh për ngjyrat e portokallta deri në vitin 2026.

Pesha te cilën e ka bart në dy sezonët nuk ka kaluar pa u vënë re nga selektori i U/19, i cili e ka ftuar në grumbullimin e fundit.

Shpresojmë se Nardi fillimisht do t’i bëjë krenar Dardanet, si edhe klubin tonë”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat