UEFA i bëhet “ferr” Italisë

Futboll

UEFA i bëhet “ferr” Italisë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:43
UEFA i bëhet “ferr” Italisë

Italia dhe Austria nuk do të mund të kryejnë stërvitjen në vigjilje të 1/8-ave të Europianit në “Wembley”, seli e ndeshjes së nesërme. Fusha e stadiumit historik anglez nuk është në kushte të mira dhe do të duhet të presë edhe ndeshjen tjetër të kësaj faze të parashikuar fillimisht në Dublin (AngliGjermani), pra do të kërkohet të mos mbingarkohet sipas udhëzimeve të UEFA-s.

Programi “axurr”, pra, parashikohet të ketë ndryshime: stërvitja do të kryhet në Koverçano mëngjesin e sotëm dhe nisja nga Firence është paraprirë me disa orë. Është skarcuar edhe hipoteza e stërvitjes në Londër në një tjetër impiant.

Më pas një shëtitje në “Wembley” në orën 20:15 (me orën tonë) për të fituar konfidencë me tapetin e stadiumit dhe konferenca për shtyp e Mançinit e parashikuar për orën 20:25.

Plani origjinal parashikonte nisjen për Ljuton në orën 10:30 nga aeroporti “Galileo Galilei”. Vetëm tri ditë do të ndajnë sfidën e Italisë dhe atë të Anglisë, të parashikuar për datën 29 qershor: në datat 6, 7 dhe 11 korrik janë të parashikuara gjysmëfinalet dhe finalja në stadiumin që ka hijeshinë më të madhe të Europës dhe me numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij kampionati. Ndërkohë italianëve u është përgatitur edhe hoteli ku do të qëndrojnë nesër: “Marriott Maida Vale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat