Granit Xhaka, gati të firmos me AS Roma

Futboll

Granit Xhaka, gati të firmos me AS Roma

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:44
Granit Xhaka, gati të firmos me AS Roma

Sipas ‘Calcio Mercato’, skuadrat e Romës dhe Arsenalit janë duke përfunduar detajet e fundit të transferimit të Granit Xhakës në Serie A.

Të dy palët kanë rënë dakord për shumën e transferimit të mesfushorit që pritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Mefushori, ka qenë një ndër kërkesat e para të Hoze Mourinjos për afatin kalimtar veror, dhe duket se “Gjallorosët” do të plotësojnë ‘dëshirën’ e timonierit të tyre.

28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 45 paraqitje me fanellën e Arsenal në të gjitha garat duke realizuar një gol dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat