Arsenali gati të paguajë klauzolën e sulmuesit të Suedisë

Futboll

Arsenali gati të paguajë klauzolën e sulmuesit të Suedisë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:45
Arsenali gati të paguajë klauzolën e sulmuesit të Suedisë

Skuadra e Arsenalit ka shfaqur interesim për sulmuesin e Real Sosiedadit, Aleksander Isak.

Ky i fundit është duke impresionuar me paraqitjet e tij në “Euro 2020” me kombëtaren e Suedisë. Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, skuadra e Arsenalit raportohet se ka nisur bisedimet me agjentët e Isak në lidhje me një transferim të mundshëm.

“The Gunners” janë në kërkim të një top-sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe në listën e tyre është edhe sulmuesi i talentuar suedez.

Raportohet se Arsenal janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimi të Isak që është rreth 70 milionë euro. 21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 44 paraqitje me fanellën e Real Sociedad në të gjitha garat, duke realizuar 17 gola dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat