Bitri prezantohet në Kazakistan

Futboll

Bitri prezantohet në Kazakistan

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:49
Bitri prezantohet në Kazakistan

Eneo Bitri është zyrtarizuar ditën e sotme si futbollisti më i ri i klubit Astana në Kazakistan.

Mbrojtësi pasi mbylli aventurën me Partizanin, tashmë kërkon të tregojë veten në një kampionat më të fortë për të bërë para në karrierë.

Në fjalët e para për Astanën, Bitri thekson se kërkon të ndihmojë ekipin të arrijë të gjitha objektivat sezonalë, që në rastin e Astanës janë maksimalë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Astana është një klub i madh dhe dua të fitoj çdo ndeshje së bashku me ekipin.

Shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë të gjitha objektivat këtë sezon dhe të jemi skuadra më e mirë në Kazakistan.

Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin. Më pëlqen Nur-Sultan, një qytet me të vërtetë modern dhe i bukur. Shpresoj ta njoh qytetin sa më shpejt nga afër”, shprehet Bitri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat