Gjoba nga UEFA

Futboll

Gjoba nga UEFA

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:56
Gjoba nga UEFA

Verën e shkuar, Partizanit iu bllokua merkatoja dhe u gjobit me 83 mijë e 125 euro gjobë nga UEFA, për shkak të parregullsive me transferimin e Eraldo Çinarit.

Edhe pse u vërtetua që Partizani nuk kishte probleme me transferimin, gjoba prej 83 mijë eurosh nuk u hoq, ndërsa merkatoja u hap. Kjo gjobë do të paguhej me dakordësi mes Çinarit dhe Partizanit, por pas largimit të sulmuesit, “barra” i ka mbetur Partizanit për të paguar.

Drejtuesit e të kuqve kanë kohë deri më datë 1 korrik për ta paguar këtë gjobë dhe afati po shkon drejt fundit.

Megjithatë, të ardhurat e arkëtuara nga Mala, 100 mijë euro, mund të shkojnë për pagesën e gjobës. Pra, Partizani edhe kur arrin të përfitojë ndonjë qindarkë për lojtarët që u largohen, janë të detyruar t’i kthejnë mbrapsht diku tjetër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat