Arsenali e synon Ben Whiten

Futboll

Arsenali e synon Ben Whiten

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:59
Arsenali e synon Ben Whiten

Arsenali po dëshiron të përforcohet për edicionin e ri në repartin defensivë.

Emri më i përfolur tek skuadra londienze është ai i mbrojtësit anglez Ben White.

Qendërmbrojtësi anglez ka pasur një vit të jashtëzakonisht të mirë me Brightonin në Ligën Premier dhe është bërë prioritet i Arsenalit për repartin defensivë.

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta sjellin atë në ‘Emirates Stadium’.

Sky Sports ka raportuar se londinezët kanë ofruar 50 milionë euro te Brighton për transferimin e White.

23-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Arsenalit pasi do të kishte një vend të sigurt në formacionin titullar.

Vlen të përmendet se në garë për transferimin e anglezit mbetet edhe Manchester United, por Arsenali duket se është pranë mbylljes së marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat