Favre refuzon Crystal Palacen

Futboll

Favre refuzon Crystal Palacen

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:00
Favre refuzon Crystal Palacen

Lucien Favre bën një hap të madh prapa.

Trajneri francez kishte rënë dakord për të drejtuar Crystal Palace dhe kishte arritur një marrëveshje 3-vjeçare me skuadrën e Premier League, por firma në kontratë nuk do të konkretizohet.

63-vjeçari ishte përzgjedhur për të pasuar Roy Hodgson teksa mësohet se ka vendosur të mos drejtojë skuadrën sepse dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë pushim, larg futbollit.

Edhe Fenerbahçe mbeti duarbosh pasi klubi turk prej kohësh po insistonte për ta bindur që të firmoste me ekipin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat