Selektori i Danimarkës: Megjithatë nuk kemi frikë

Futboll

Selektori i Danimarkës: Megjithatë nuk kemi frikë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:09
Selektori i Danimarkës: Megjithatë nuk kemi frikë

Për herë të parë nga momenti që ka nisur “Euro 2020”, trajneri i kombëtares daneze, Kasper Hjulmand, ka mbyllur dyert e seancës stërvitore në prag të sfidës së radhës ndaj Uellsit.

Kjo për të mbajtur përqendrimin në nivel maksimal, sepse tani të gjithë, nga lojtari te stafi teknik, e dinë që janë duke përmbushur një objektiv madhor dhe nuk duan të dorëzohen pikërisht tani. Hjulmand ka shpjeguar se : “Kjo është stërvitja e vërtetë e fundit drejt një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe nuk mund të bëjmë asgjë të shtunën në Amsterdam.

Për këtë arsye vendosa të luajmë me dyer të mbyllura, askush nuk duhet të mësojë se çfarë po përgatisim.

Megjithatë nuk kemi frikë nga asgjë. Thuajse humbëm një mik gjatë ditëve të kaluara (duke iu referuar Eriksenit), nuk mund të kemi frikë nga një ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat