Rriten rastet me COVID-19 në Finlandë, fajin e ka Europiani

Futboll

Rriten rastet me COVID-19 në Finlandë, fajin e ka Europiani

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:34
Rriten rastet me COVID-19 në Finlandë, fajin e ka Europiani

Ndeshjet e Euro 2020 mund të jenë shkaku kryesor i rritjes së rasteve me COVID-19 në një nga vendet pjesëmarrëse në turne.

Autoritet finlandeze mendojnë se rritja me 100 raste në ditë e infektimeve në këtë periudhë është pasojë e udhëtimit të tifozëve për të ndjekur ndeshjet e përfaqësueses së tyre në këtë turne historik.

Udhëtimi për të ndjekur ndeshjen në Shën Petersburg mes Rusisë dhe Finlandës, mendohet se ka qenë burimi më i madh i infektimeve. “Këta janë të gjithë njerëz që kanë shkuar të shohin ndeshjen”, deklaroi Risto Pietikainen, doktori përgjegjës për qendrën spitalore në pikën kufitare, ku janë konstatuar një numër i madh personash të infektuar.

Autoritetet shëndetësore tregojnë se pjesa më e madhe e infektimeve ka ardhur nga një grup i madh prej 15 autobusësh me tifozë që kthehej nga Shën Petersburgu për sfidën në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat