Xhaka para sfidës me Francën: Nuk ndalemi së punuari

Futboll

Xhaka para sfidës me Francën: Nuk ndalemi së punuari

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:43
Xhaka para sfidës me Francën: Nuk ndalemi së punuari

Zvicra arriti të kalojë grupet dhe të kualifikohet në fazën tjetër të Euro 2020, atje ku do të ketë punë me Francën favorite.

Xhaka me shokë po përgatiten në maksimum për “finalen” e tyre në këtë Kampionat Evropian.

“Nuk ndalemi së punuari. Duke u përgatitur për sfidën Francë-Zvicër”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Xhaka ka qenë titullar dhe kapiten i Zvicrës në tri ndeshje me radhë në “Euro 2020”.

Në anën tjetër, për Zvicrën kundër Francës do të startojë Xherdan Shaqiri që vjen në një formë fantastike, pas dy golave kundër Turqisë në sfidën e fundit në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat